Ekspozita “E shkuara e pakryer” në Sarandë/ AIDSSH prezanton udhëzuesin për familjet e të zhdukurve në komunizëm

TIRANË, 8 korrik /ATSH – I. Vata/ Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit prezanton udhëzuesin për familjet e të zhdukurve në komunizëm.

Autoriteti prezantoi për qytetarët sarandiotë ekspozitën “E shkuara e pakryer”, me profile të të pagjeturve të komunizmit, dëshmi të mbledhura nga familjarë të të pagjeturve në kuadër të projektit dhe materiale të përzgjedhura nga hulumtimi në historikët e Sigurimit.

Bashkia e Sarandës mirëpriti familjarë të të pagjeturve të komunizmit në zonën e bregut, atë kufitare dhe vetë në Sarandë, shoqata të të përndjekurve dhe kujtesës, përfaqësues të grupeve të interesit, aktorë të shoqërisë civile, gazetarë dhe të rinj.

Udhërrëfyesi për familjarët e të zhdukurve në komunizëm u prezantua nga zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, në komunikim publik me të interesuarit, para finalizimit të tij dhe shpërndarjes për të interesuarit.

Voda bëri të qartë funksionet e institucioneve në proces dhe hapat që duhet të ndjekin familjarët. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.