Agjencia Telegrafike Shqiptare

EURO 2020 – Anglia finalistja e dytë pas fitores 2-1 kundër Danimarkës

LONDËR, 7 korrik /ATSH/ – Anglia kaloi sonte në finalen e Euro 2020, pas fitores 2-1 kundër Danimarkës, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin ”Wembley” u mbyll me rezultatin 1-1.

Të parët kaluan në avantazh danezët me golin e Darmsgaard (30′) dhe anglezët barazuan me autogolin e Kjaer (39′).

Në pjesën e dytë të ndeshjes së gjykuar nga holandezi Makkelie, nuk pati asgjë për t’u shënuar.

Në pjesën e parë të shtesës, Kane shënoi për Anglinë me penallti (104′).

Edhe Italia siguroi dje një vend në finalen e Euro 2020, pas penalltive (4-2) kundër Spanjës.

Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin ”Wembley” u mbyll me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë të ndeshjes së gjykuar nga gjermani, Brych, ishin italianët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Chiesa (60′), ndërkohë që spanjollët barazuan me Morata (80′).

Shtesa prej 30 minutash nuk solli asgjë të re për të dy ekipet, që më pas iu drejtuan penalltive, ku italianët u treguan më të saktë (4-2).

Finalja e Euro 2020 Itali-Angli do të luhet më 11 korrik (21:00) sërish në ”Wembley”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version