Formulari A1/A1Z/ Kushi: Maturantët, mundësi të re aplikimi në 7-9 korrik

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Maturantët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z, do të kenë mundësinë të plotësojnë formularin në datat 7 deri 9 korrik 2021.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, tha sot se “pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri 9 korrik 2021”.

“Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z. Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore. Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati.

Pas plotësimit të formularit bëhet korrigjimi i pasaktësive, sipas një formulari të dërguar në shkollë nga QSHA-ja për këtë qëllim.Gjatë muajit qershor zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore, bazuar në udhëzimin përkatës të MASR. Maturantët që rezultojnë kalues në të gjitha provimet pajisen me diplomë të Maturës Shtetërore.

Aplikimet për “Matura Shtetërore” për formularët A1/A1Z për vitin 2021 u kryen edhe në  datat 12-16 prill 2021.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.