Kurti uron Krasniqin: Do t’i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional

PRISHTINË, 3 korrik /ATSH/ Kryeministri Albin Kurti ka uruar kryetarin e ri të PDK-së, Memli Krasniqin.

Kurti në urimin e tij bën të ditur se si kryeministër, por edhe si kryetar i LVV-së, do t’i ofrojë kryetarit të ri të PDK-së bashkëpunim në temat me interes nacional.

“I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqi. Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në”, shprehet Kurti.

Kurti thekson se, “si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve. Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.