UASHINGTON, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Johnson&Johnson theksoi se vaksina e tij Janssen me një dozë të vetme kundër COVID-19 është efikase kundër variantit Delta, i zbuluar fillimisht në Indi dhe veçanërisht shumë ngjitës, me një përgjigje imunitare që mund të zgjasë të paktën tetë muaj.
Sipas një studimi të kryer nga grupi farmaceutik amerikan mbi një numër të vogël prej tetë personash të vaksinuar me vaksinën e tij, antitrupat dhe qelizat e sistemit të tyre imunitar neutralizuan variantin Delta.
Një studim i dytë me 20 pacientë të vaksinuar nga Qendra Mjekësore Beth Israel në Boston dha të njëjtat rezultate.
“Ne mendojmë se vaksina jonë ofron një mbrojtje afatgjatë kundër COVID-19 dhe mundëson marrjen e një neutralizimi të variantit Delta”, deklaroi Paul Stoffels, drejtor shkencor i Johnson&Johnson cituar në një komunikatë të publikuar dje në mbrëmje.
“Të dhënat gjatë tetë muajve të studiuar deri më tani tregojnë se vaksina me një dozë të vetme e zhvilluar nga laboratori prodhon një përgjigje të fortë të antitrupave neutralizues që nuk ulet, madje ne vërejmë një përmirësim me kalimin e kohës”, theksoi Mathai Mammen, shefi i Kërkimit dhe Zhvillimi në Johnson&Johnson.
OBSH paralajmëroi dje për rrezikun e një vale të re të pandemisë që mbart varianti Delta në Europë, kur ajo fillon të kalojë shëndetin e saj me shpresën e ringjalljes së turizmit, ndërsa numri i rasteve rritet me “një ritëm alarmues” në Afrikë./ /ec/
