Elon Musk jeton në një shtëpi me qira… 50 000-dollarëshe!

SAN FRANCISKO, 2 korrik /ATSH/ – Kreu i Tesla-s, Elon Musk, njeriu i dytë më i pasur në botë, me një vlerë neto prej rreth 185 miliardë dollarë, tha në një cicërimë se ka marrë me qira një shtëpi që kushton 50 000 dollarë.

Të enjten, Musk shkroi në një cicërimë “Unë jetoj në një shtëpi 50 000 dollarëshe”.

Teslarati, një kompani mediatike që ndjek lajmet e Tesla-s, njoftoi javën e kaluar se kishte marrë një informacion se shtëpia e Musk ishte një Boxabl Casita, një shtëpi 375 metra katrorë, me një kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një banjo, që fillojnë nga çmimi 49 500 dollarë.

Boxabl, me qendër në Las Vegas, synon të prodhojë në masë banesa me kosto të ulët.

Kompania krijon shtëpi që dorëzohen në një kuti dhe mund të ngrihen brenda ditës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.