BRUKSEL – Papunësia në zonën euro në rënie

BRUKSEL, 1 korrik /ATSH-AFP/ – Niveli i papunësisë në zonën euro ka shënuar rënie të lehtë në muajin maj duke prekur 7,9% të popullsisë aktive, pas 8,1% në prill, por mbetet ende i lartë me 0,4 pikë në një vit nën efektin e pandemisë, njoftoi sot Eurostat.

Niveli i papunësisë në të gjithë Bashkimin Europian ka ndjekur një tendencë të ngjashme duke shfaqur një rënie me 0,1 pikë në muajin maj, në 7,3%, por një rritje në raport me majin 2020 kur arriti në 6,9%, sipas një komunikate të zyrës europiane të statistikave.

Eurostat vlerëson se 15,3 milionë persona kanë qenë të papunë në BE muajin e kaluar, 12,8 milionë prej të cilëve në 19 vende të zonës euro.

Të rinjtë janë viktimat e para. Shkalla e papunësisë për ata nën 25 vjeç arriti në 17,5% në zonën euro (17,3% në BE) në maj, megjithë një rënie krahasuar me prillin.

Niveli më i ulët i papunësisë në Europë është regjistruar në Holandë dhe në Republikën Çele (3,3%), Gjermani dhe Maltë (3,7%) si dhe Poloni (3,8%), Hungari (3,9%), përsëri sipas të dhënave të Eurostat./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.