Bashkëpunimi ndërkufitar/ Takim mes policive kufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Bashkëpunimi ndërkufitar, ishte në qendër të diskutimit në një takim periodik mes policive kufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi që u zhvillua sot në Ulqin, njoftoi sot Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Këto takime janë pjesë e mbështetjes së Prezencës së OSBE-së për mekanizmin e bashkëpunimit ndërkufitar.

Këto takime ulin në tryezë drejtuesit e policive kufitare të Shqipërisë dhe të vendeve fqinje për të ndarë përvojën, për të shkëmbyer informacion dhe për të diskutuar çështjet me interes të përbashkët si migrimi i parregullt, kontrollet kufitare, patrullimet e përbashkëta dhe sfidat e krijuara nga pandemia.

Në takim u fol edhe për masat e marra për të menaxhuar fluksin e shtuar të udhëtarëve gjatë sezonit veror. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.