KALIFORNI, 28 qershor /ATSH/ – Fluturimi në hapësirë me Jeff Bezos kushton 28 milionë dollarë (rreth 23 milionë euro). Një vend në bordin e anijes ”New Shepard” u shit në një ankand në internet i cili, më 20 korrik, me rastin e 52-vjetorit të uljes në Hënë të Neil Armstrong, shkruan vanityfair.it.
”Emri i fituesit nuk është zbuluar ende dhe nuk do të jetë për disa ditë akoma”, shpjegoi kompania hapësinore e Bezos, ”Blue Origin”.
Më shumë se 7 000 njerëz nga 159 vende morën pjesë në ankand.
”Blue Origin” do t’i dhurojë të ardhurat nga shitja e udhëtimit fondacionit të tij “Klubi për të ardhmen”, i cili synon të inkurajojë të rinjtë të ndjekin karriera në shkencë, teknologji dhe matematikë.
Ekskursioni do të niset nga Van Horn, Texas dhe do të mbajë katër pasagjerë (Bezos, vëllai Mark, fituesi i ankandit dhe një pasagjer tjetër anonim)./ /os/
