“Tango vere”, mbrëmje poetike për publikun në “Festivalin e Resë”

TIRANË, 24 qershor /ATSH – B. Naska/ Ditën e djeshme në “Festivalin e Resë” që po vijon në Tiranë, një pjesë e këtij eventi iu kushtua edhe letërsisë. Autorja Adriatike Lami erdhi në një mbrëmje poetike me titullin “Tango Vere” me moderimin e Flutura Açkës dhe leximet autoriale të aktorit Vasjan Lami.

Më pas, mbrëmja e këtij festivali ka vijuar me interpretimin e kantautores nga Kosova Agona Shporta. E shoqëruar nën tingujt e organos që luante vetë, këngëtarja solli për puplikun një pjesë të repertorit të saj muzikor. Rryma që ajo lëvron është tepër e veçantë. Artistja gërsheton melodi, gjuhën e improvizimeve, me një përvojë audio-vizuale.

Mes Ballkanit dhe Lindjes së Mesme, Indisë e jazz-it të standardeve amerikane, muzika e Agonës sjell një kombinim të pasur dhe shumëllojshëm të tingujve dhe kulturave, përmes një zëri dhe interpretimi autentik.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.