Strategjia ndërsektorale e Drejtësisë 2021-2025/ Konsultime me grupet e interesit

TIRANË, 24 qershor /ATSH – I. Vata/ Ministria e Drejtësisë po vijon konsultimet me grupet e interesit për Strategjinë Ndërsektorale të Drejtësisë 2021-2025 dhe Planit të Veprimit.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se konsultimet vijuan me përfaqësues të profesioneve të lira.

“Tryeza u zhvillua me përfaqësues të profesioneve të lira ligjore, me qëllim tërheqjen e komenteve dhe sugjerimeve në funksion të përmirësimit të Strategjisë. Ky takim pasohet nga konsultime me grupet e tjera të interesit në ditët në vijim. Ministria e Drejtësisë mirëpret komente dhe sugjerime për SND 2021-2015 brenda datës 8 korrik 2021”, tha ajo. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.