Laboratori modern në “Shefqet Ndroqi” zgjeron gamën e analizave falas

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Laboratori në spitalin “Shefqet Ndroqi” është investimi më i ri  ultramodern, pjesë e rrjetit të laboratorëve publikë me standarde ndërkombëtare.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi sot një video me pamje nga ky laborator, që plotëson të gjithë gamën e analizave që duhet të bëhen.

“Pas QSUT, një tjetër laborator modern i shtohet rrjetit të laboratorëve publikë me standarde ndërkombëtare, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke zgjeruar gamën e analizave falas për pacientët”, tha Manastirliu.

Një nga laborantet tha se “sa i përket këtij laboratori është tërësisht i rinovuar me aparatura tërësisht të reja dhe infrastruktura e laboratorit është tërësisht e re, gjë që na lehtëson edhe më shumë punën. Tashmë shërbimi është më i mirë, më i kualifikuar edhe më i shpejtë”.

Laboratori në spitalin “Shefqet Ndroqi” është një risi teknologjike, me pajisje robotike për kampionet./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.