Kuvendi në seancë plenare/ Raportet vjetore të disa institucioneve

TIRANË, 24 qershor /ATSH – I. Vata/ Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare ku shqyrton projektligje të rëndësishme si dhe do raportojnë institucionet si; KLSH, ILDKPKI, AMA dhe KQZ.

Në seancë paraqesin raportet vjetore disa institucione si Kontrolli i Lartë i Shtetit për vitin 2021, Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Autoriteti i Mediave Audiovizive, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vitin 2021.

Në seancë pritet të shqyrtohen dhe disa projektligje si dhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar për projektin “Transport i qëndrueshëm në Tiranë”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.