Kosovë, 144.685 vaksinime antikovid në vend

PRISHTINË, 24 qershor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 24 raste të reja infektimi me COVID-19, ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës.

Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274.

Në total numri i rasteve aktive është 165. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.