GJERMANI – Merkel: Rënia e infeksioneve nuk do të thotë mbarim i pandemisë

BERLIN, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Në situatën aktuale që ndodhemi numri i infeksioneve po bie dhe ai i njerëzve të vaksinuar po rritet, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

”Ka arsye për të besuar pozitivisht, edhe pse pandemia nuk ka mbaruar as në Gjermani dhe as në vendet e tjera të botës”, deklaroi Angela Merkel në Bundestag.

”Por, rënia e infeksioneve nuk do të thotë mbarim i pandemisë”, shtoi ajo.

“Ne kemi nevojë për të rritur prodhimin të vaksinave të bazuara në licenca”, shtoi ajo.

”Unë besoj se rruga e revokimit, me mjete politike, e patentave është rrugë e gabuar”, theksoi kancelarja./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.