FUTBOLL – Ronaldo barazon rekordin botëror të golave me kombëtaren

LISBONË, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo barazoi rekordin e iranianit Ali Daei me 109 gola për ndeshjet e ekipit të tij në arenën ndërkombëtare.

Ronaldo, 36 vjeç, shndërroi dy penallti në gol në ndeshjen e grupeve të Euro 2020 kundër Francës për të arritur kështu në vijën e finishit.

Golat i dhanë Ronaldos posedimin ekskluziv të rekordit për më shumë gola në një europian dhe Kupën e Botës me 21 gola, duke thyer barazimin me shënuesin më të mirë të Kupës së Botës, gjermanin Miroslav Klose i cili ka 19.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kampionatin Europian me 14 gola dhe shënuesi më i mirë i këtij turneu me pesë gola./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.