Britney Spears i kërkon gjykatës një… jetë të re!

LOS ANXHELES, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Britney Spears kritikoi kujdestarinë e saj gjatë një seance gjyqësore emocionuese dhe të paparë, duke i thënë gjykatësit të saj se ajo ndihet skllave e strukturës së rreptë dhe dëshiron të martohet dhe të ketë një fëmijë me të dashurin e saj.

“Jam e traumatizuar. Unë nuk jam e lumtur, nuk mund të fle. Jam sa e zemëruar aq edhe  e çmendur”, i tha ajo gjykatëses së Gjykatës Supreme të Los Anxhelesit, Brenda Penny.

Ylli i popit, i cili ka qenë nën mbrojtjen gjyqësore të urdhëruar nga gjykata për 13 vjet, tha se donte t’i jepte fund mbrojtjes.

“Është dëshira ime dhe ëndrra ime që kjo të marrë fund”, theksoi ajo.

Spears, 39 vjeçe, tha se nuk ka kuptim që ajo të punojë dhe të fitojë miliona dollarë duke mbushur xhepat edhe të tjerëve.

“Unë me të vërtetë besoj se kjo mbrojtje është abuzive. Nuk ndihem sikur mund të bëj një jetë të plotë”, theksoi ajo.

“Dua të martohem dhe të kem një fëmijë”, theksoi ajo. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.