BERLIN, 23 qershor /ATSH-DPA/ – Elke Buedenbender, bashkëshortja e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thyer kockat e këmbës, të quajtura metatarsal, dhe për momentin duhet të përdorë paterica.
”Buedenberden, 59 vjeçe, u rrëzua fundjavën e kaluar dhe pësoi dëmtime”, njoftoi zyra e presidentit federal.
”Buedenbender do të përpiqet të marrë pjesë në takimet në javët e ardhshme, por do të duhet të heqë dorë nga disa prej tyre”, sipas pallatit Bellevue./ /os/
