EURO 2020 – UEFA: Për ndeshjen finale të paktën 60 000 tifozë

ZYRIH, 23 qershor /ATSH-AA/ – Unioni i Federatave Europiane të Futbollit (UEFA) ka bërë të ditur se stadiumi i Londrës “Wembley” do të lejojë mbi 60 mijë spektatorë për ndeshjen finale dhe gjysmëfinalet e EURO 2020.

“Pas njoftimit nga qeveria e Britanisë së Madhe, mbi 60 mijë tifozë do të lejohen në stadiumin ‘Wembley’ në gjysmëfinale dhe finalen e UEFA EURO 2020 duke rritur kapacitetin në 75% për çdo lojë”, njoftoi UEFA.

UEFA njoftoi se kërkesat e rrepta të hyrjes do të përfshijnë posedimin e një rezultati negativ të testit të koronavirusit të ri (COVID-19) ose një vërtetim të vaksinimit të plotë, 14 ditë pas marrjes së dy dozave të marra.

Gjysmëfinalet e EURO 2020 do të luhen më 6-7 korrik, ndërsa finalja më 11 korrik./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.