Agjencia Telegrafike Shqiptare

Komiteti koordinator kundër korrupsionit/ Programi trajnimi për stafin e institucioneve qendrore

TIRANË, 22 qershor /ATSH – I. Vata/ Ministria e Drejtësisë organizoi takimin e radhës të Komitetit koordinator kundër Korrupsioni për të prezantuar gjetjet e raportit të Monitorimit për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit për periudhën Janar-Mars 2021.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila thekson se “një temë kyçe diskutimi në këtë takim ishte dhe nisja e një programi trajnimi për stafin e institucioneve qendrore që bashkëndajnë përgjegjësitë institucionale në monitorimin e strategjisë”.

Zv. Ministrja Pirdeni informoi se këto trajnime do të mundësohen nga ekspertët e Asistencës Teknike të BE-së për Ministrinë e Drejtësisë në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit dhe se Ministria do të vijojë të intensifikojë veprimtarinë ndërgjegjësues dhe aftësuese të mekanizmave shtetërorë për të rritur efikasitetin dhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version