BERLIN – Merkel premton investime masive dhe reforma të nevojshme për tranzicionin e gjelbër

BERLIN, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se beson se do të nevojiten investime dhe reforma masive për të kaluar në një ekonomi më të gjelbër.

“Ne do të duhet të shpenzojmë shuma të mëdha në vitet e ardhshme”, tha Merkel në Berlin.

“Ne jetojmë në një kohë ndryshimesh revolucionare. Pjesa më e madhe e investimeve duhet të bëhet nga industria”, theksoi Merkel ndërsa pranoi se ”mbështetja e shtetit është thelbësore në disa zona, të tilla si zgjerimi i prodhimit të çipave në Europë ose prodhimi i baterive për makinat elektrike”.

Sa i përket reformave, Merkel tha se ”proceset e autorizimit për impiantet dhe rrjetet e energjisë së rinovueshme duhet të përshpejtohen, veçanërisht pasi kërkesa për energji ka të ngjarë të rritet në vitet e ardhshme”.

Kancelarja gjithashtu paralajmëroi Komisionin Europian kundër vendosjes së synimeve tepër të rrepta klimatike ndaj kompanive.

Ajo tha se një ”vend industrial si Gjermania kishte nevojë për një kornizë të vlefshme dhe nuk do të dëbonte asnjë kompani”./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.