Vaksinimi masiv antikovid/ 890 052 vaksinime që nga nisja e fushatës “Shqipëria buzëqesh”

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 890 052 vaksinime antikovid në vend.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së enjtes shifrat e vaksinimit në total deri ditën e sotme.

Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme janë kryer 9 140 vaksinime kundër koronavirusit.

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën mbrëmjen e sotme 11,700 doza të tjera vaksine Pfizer. 1,079,650 është sasia e vaksinave antikovid të mbërritura deri tani në Shqipëri.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.