TIRANË, 21 qershor /ATSH – I. Vata/- Kryetar i Këshillit të qarkut Tiranë Aldrin Dalipi ka zhvilluar sot një takim online me Nikola Dobroslaviç.
Në takim merrnin pjesë zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi.
Lajmi bëhet i ditur nga Dalipi i cili ka falënderuar për mbështetjen kreun e grupit të punës për Ballkanin Perëndimor në Komitetin e Rajoneve të Europës, Nikola Dobroslaviç, kryetar i rajonit të Dubrovnikut në takimin online “ Përfshirja e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në procesin e pranimit në BE”/Rimëkëmbja e Qëndrueshme nga kriza Covid-19 në Shqipëri”.
Në takim u ndoq me interes diskutimi për vizionin europian të qeverisjes vendore në Shqipëri nga zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko për programin e ringritjes të ekonomisë dhe turizmit pas situatës të pandemisë.
Po ashtu, në takim u trajtuan çështje të tjera nga përfaqësues të BE dhe Shqipëria. /j.p/
