Mirëmbajtje dhe fuqizim i rrjetit të shpërndarjes/ OSHEE: Pa energji disa zona në Elbasan

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se në vijim të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes, në datat 22, 23 dhe 25 qershor gjatë intervalit kohor 08:00-13:00 do të stakohet energjia në disa zona në Elbasan.

OSHEE njofton se në datën 22 qershor do të ndërpritet energjia elektrike në zonat:
komuna Bradashesh, fshatrat Pajengë, Gracen, Petresh, Jetesh, Terbac, Shemhill, Bradashesh, Balldren, Privat Besa, Argjila 1, Argjila 2, Uzina Karbonit, Europa shpk,
Bizneset Asfalto Beton 4, Pompa Objekt, Pllashat, Viktoria invest.
Në datën 23 qershor gjatë intervalit kohor 10:00 deri 14:00, do të ndërpritet energjie elektrike në zonat: Kom. Perparim, Bicaj, Garrunje, Kom. Pajovë, Fshat: Bishqem, Cacabez, Cengele, Gruksh, Hazgjok, Haspirej, Lazaren, Paulesh, Vidhas-Halgjer, Kom. Gjocaj, Bardhas, Kurtaj, Osman Shehij, Rrumbullak, komuna Shezë, Fshat; Algjinaj,
Pekishte, Korthnek, Vasha, Privat, qyteti i Peqinit, Burgu Peqin, Spitali, Capanaj, Palaj, Grumbullimi.
Ndërsa në datën 25 qershor në intervalin kohor 10:00 deri 14:00, ndërpritet energjia në zonat rurale: Bizneset Asfalto Beton 4, Pompa Objekt, Pllashat, Europa shpk, Viktoria.

Investimet sipas OSHEE, po kryhen me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji për konsumatorët.

/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.