EURO 2020 – Danimarka në 1/16 me vetëm një fitore kundër Rusisë 4-1

KOPENHAGË, 21 qershor /ATSH/ – Me vetëm një fitore sonte kundër Rusisë, 4-1, Danimarka kaloi në 1/16 e finaleve të Euro 2020, ndeshje e vlefshme për Grupin B, sipas pamjeve televizive.

Golat u shënuan nga Damsgaard (38′), Poulsen (59′) Christensen (79′) dhe Maehle (82′).

Për rusët shkurtoi diferencën Dzuba me penallti (70′).

Ndeshja u gjykua nga francezi Turpin.

Edhe Belgjika kaloi në 1/16 pas fitores 2-0 kundër Finlandës, në stadiumin e Shën Petërburgut.

Për belgët shënuan Hradecky (autogol 74’) dhe Lukaku (81’)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.