Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, 20 qershor 2021

TIRANË, 20 qershor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shi në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër.

Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, dhe në bregdet deri në 8m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/35 Diell pak re
Kukës 16/32 Diell re shi
Lezhë 18/33 Diell pak re
Dibër 14/30 Diell re shi
Durrës 17/33 Diell
Tiranë 20/35 Diell pak re
Elbasan 18/36 Diell pak re
Berat 15/36 Diell pak re
Vlorë 18/34 Diell
Korçë 15/29 Diell re shi
Gjirokastër 14/34 Diell pak re
Sarandë 15/32 Diell

              

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version