TOKIO – Banka e Japonisë zgjat masat antiCOVID-19

TOKIO, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Banka e Japonisë zgjati me gjashtë muaj mekanizmat e saj të jashtëzakonshëm duke lehtësuar kreditë për kompanitë përballë pandemisë dhe krijoi befasinë duke njoftuar një mjet të ardhshëm financimi që synon të mbështesë investimet mjedisore të institucioneve financiare.

Mekanizmat e saj të kredive për kompanitë të akorduara që prej pranverës së vitit 2020 janë zgjatur deri në fund të marsit 2022.

“Financimi i shoqërive private japoneze, në veçanti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (PME), rrezikon të mbetet nën presion për shkak të ndikimit të koronavirusit të ri, edhe nëse situata është përmirësuar këto muajt e fundit”, theksoi Banka e Japonisë në një njoftim për shtyp.

Për herë të parë, Banka e Japonisë do të krijojë gjithashtu një mjet financimi të destinuar për institucionet financiare për investimet e tyre ose huatë e lidhura me projekte klimatike./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.