Një lajm i mirë për sistemin penitenciar/ Gjonaj: Nis vaksinimi i personave të dënuar

TIRANË, 19 qershor/ATSH/  Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore filloi sot vaksinimi kundër COVID-19 të personave të dënuar.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila thekson se “vaksinimi ka filluar në IEVP “Jordan Misja” për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç dhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara”.
Sipas saj, ky proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione.

Më herët në sistemin e burgjeve janë vaksinuar edhe trupa policore dhe stafi civil.

/k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.