Manastirliu fton gupet e riskut dhe personat mbi 57-vjeç të paraqiten në qendrat e vaksinimit

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ftoi sot të gjithë qytetarët mbi 57 vjeç të kryejnë vaksinën kundër COVID-19.

Manastirliu theksoi se në sheshin “Skënderbej” vijon vaksinimi masiv i qytetarëve, ndërsa i ftoi ata që nuk e kanë kryer deri tani vaksinën të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit.

“Me ekipin e vaksinatorëve që në këto momente janë në shërbim të qytetarëve në sheshin Skënderbej, ju ftojmë të gjithëve ju që ende nuk e keni kryer vaksinën dhe jeni mbi 57 vjeç ose i përkisni grupeve të riskut, të paraqiteni pranë qendrave të vaksinimit, për të vijuar këtë proces jetik”, – tha Manastirliu.

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 871 421 vaksinime antikovid në vend. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.