EURO 2020 – Hungari-Francë 1-1

BUDAPEST, 19 qershor /ATSH/ – Hungaria dhe Franca ndanë nga një pikë sot pasdite, pas barazimit 1-1 në stadiumin ”Pushkash Arena të Budapestit, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për hungarezët, pas golit në kohën shtesë të pjesës së parë nga Attila Fiola (45’+2′).

Në pjesën e dytë, Franca barazoi me Griezmann (66’).

Ndeshja, e gjykuar nga britaniku Oliver, ishte e vlefshme për Grupin F.

Po për këtë grup do të luhet sot edhe ndeshja Portugali-Gjermani.

Portugalia vjen pas fitores me Hungarinë (3-0), ndërkohë që Gjermania vjen pas humbjes kundër Francës (0-1)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.