Balla: Pas përfundimit të ujësjellësit, vijon puna për rehabilitimin e rrugëve dhe hapësirave publike në Librazhd

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Pas rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në Librazhd vijon puna sistemimin e çdo rruge dhe hapësire publike në gjithë qytetin.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar disa foto të punës që po kryhet për kthimin e qytetit në gjendjen e mëparshme.

Investimet konsistojnë në shtrimin e hapësirave publike në lagjet e Librazhdit, duke ofruar ambiente shlodhëse për banorët.

Vitet e fundit në Librazhd janë kryer një sërë investimesh infrastrukturore, që kanë përmirësuar jetën e  banorëve të këtij qyteti.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.