ATLETIKË – Crouser thyen rekordin botëror në hedhjen e gjyles

NJU JORK, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Kampioni olimpik Ryan Crouser përmirësoi rekordin botëror në hedhjen e gjyles me 23,37 metra në provat e SHBA për Lojërat e Olimpike të Tokios.

Crouser vendosi një rekord të ri duke përmirësuar rezultatin e bashkatdhetarit Randy Barnes me 23,12 metra, i vendosur në 1990, më shumë se dy vjet para se Crouser të lindej.

“Unë e dëshiroja atë rekord botëror për kaq shumë kohë, më duket sikur një peshë më është hequr nga shpatullat”, tha Crouser.

“E dija që forca dhe fuqia ishte aty, thjesht duhej ta vendosja. Unë kam menduar për këtë moment që kur mora gjylen për herë të parë në duar”, shtoi ai./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.