Ankand për një tablo të Churchill që zbukuronte jahtin e Onassis

NJU JORK, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Një nga burrat e mëdhenj të shtetit të shekullit XX, një yll i jetës mondane dhe super jahti i parë në histori, shtëpia e ankandeve Phillips do të nxjerrë në ankand më 23 qershor në Nju Jork një peizazh të nënshkruar nga Winston Churchill, një përzierje e këtyre tre përbërësve.

Kjo pikturë vaji, e titulluar “The Moat, Breccles”, realizuar nga Churchill en 1921, është vlerësuar nga Phillips rreth 1,5- 2 milionë dollarë, larg nga 11,6 milionë dollarë arritur nga një tablo tjetër e “luanit të vjetër”, shitur nga Angelina Jolie tek Christie’s në muajin mars.

Por, edhe pse nuk do të thyhet asnjë rekord, ky peizazh, që Churchill e përmendi në një ese të dhjetorit 1921 “Piktura si kohë e kaluar” mund të tërheqë fansat e historisë si të famshit, në sfondin e dëshirës së fundit për veprat e heroit të madh të Luftës së Dytë Botërore.

“Churchill do ta ruante atë për 40 vjet para se t’ia ofronte në vitin 1961, katër vjet para vdekjes së tij, mikut të tij dhe mbretit të jetës mondane, Aristote Onassis”, theksoi Jean-Paul Engelen, zëvendës president i Phillips.

Pronari i pasur i anijeve ishte aq krenar për këtë dhuratë saqë e vendosi atë në vendin e nderit, prapa lokalit të famshëm, me emrin Ari’s bar, të jahtit të tij, së bashku me veprat e Vermeer, Gauguin, Le Greco dhe Pissarro.

Ky “super-jaht”, “Christina” – emri i vajzës së Onassis, ishte një ish-fregatë e marinës kanadeze, gati 100 metra e gjatë.

Ai kishte marrë pjesë në zbarkimet e Normandisë, para se Onassis ta blinte pas luftës për 34 000 dollarë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.