30 vite anëtare e OSBE-së/Xhaçka: Shqipëria një eksportues i sigurisë në rajon dhe më gjerë

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një urim për 30 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OSBE-së theksoi se në këto vite Shqipëria u kthyer në një shtet modern.

Xhaçka tha se Shqipëria është një eksportues i sigurisë në rajon dhe më gjerë.

“30 vite anëtare e OSBE-së. 30 vite që e kanë parë Shqipërinë të ndërtohej mbi rrënojat e komunizmit, duke u kthyer në një shtet modern i cili pati kryesine e OSBE-së gjatë vitit 2020, një eksportues i sigurisë në rajon dhe më gjerë, një anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vitet 2022-2023”, – theksoi Xhaçka.

Më 19 qershor 1991, në ndërtesën e Raishtagut në Berlin, u hap mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse. Takimi kryesohej nga Zv.Kancelari dhe Ministri i Jashtem i RF të Gjermanisë Hans Dietrich Gensher, si kryetar i mbledhjes. Në unanimitet të plotë dhe me duartrokritje u miratua pranimi i Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në OSBE.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.