Sektori i shërbimit dhe ai i ndërtimit rritje me gati 2-fish

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Sektori i shërbimit dhe ai i ndërtimit janë ndër sektorët e ekonomisë me bilancin më pozitiv gjatë pjesës së parë të këtij viti.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 15.1 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë, ose 32.3 % më shumë se 5-mujori i parë i 2020-ës.

Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton se sektori i shërbimit njohu rritje me 52.7 %, krahasuar me 5-mujorin e vitit 2020 dhe sektori i ndërtimit u rrit me 40.7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Në 2020-n, pesha e sektorit të ndërtimit ndaj PBB-së arriti në 9.2 %, 0.6 pikë përqindje më shumë se viti i mëparshëm që shënon edhe nivelin më të lartë që prej 2013-ës. Investimet në hotele por edhe procesi i rindërtimit janë dy faktorët kryesorë.

Tatimi mbi të ardhurat (fitimin) përfaqëson shumat që i paguajnë shtetit, bizneset e ndryshme në raport me fitimin apo të ardhurat e realizuara prej tyre.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.