FOTOGALERI-Kampionati Europian/ Atmosferë festive në “Tirana Fan Zone”

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Tifozë të shumtë po ndjekin edhe këtë mbrëmje Kampionatin Europian të futbollit në “Tirana Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”.

Nëpërmjet një ekrani gjigand të vendosur në qendër të sheshit, sportdashësit po shijojnë këtë mbrëmje në një hapësirë fantastike ndeshjen Angli-Skoci.

Qytetarët shijojnë momentet e bukura të dhuruara nga futbollistët, teksa mes brohorimave pas çdo rasti shprehen optimist se dalëngadalë po i rikthehen normalitetit.

“Tirana Fan Zone” prej ditës së parë të nisjes së Kampionatit Europian funksionon pasditeve dhe mbrëmjeve për ndeshjet, por edhe gjatë paradites duke u përshtatur për shumë aktivitete.

Nga data 11 qershor deri më 11 korrik qytetarët do të mund të ndjekin ndeshjet në sheshin “Skënderbej”.

Me lehtësimin e masave antikovid dhe përparimin e procesit të vaksinimit, kryeqyteti shqiptar po hapet dalëngadalë për t’iu rikthyer normalitetit dhe jetës së mëparshme.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.