Durrës/ Rikonstruktohet rruga Sukth-Hamallaj, lehtësi qarkullimi për komunitetin dhe turistët

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Një tjetër aks rrugor turistik po rikonstruktohet në Durrës, duke ofruar lehtësi qarkullimi për komunitetin dhe turistët.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emirjana Sako solli sot në vëmendje pamje nga rikonstruksioni i rrugës Sukth – Hamallaj, e cila i shërben jo vetëm banorëve të zonës, por edhe turistëve e pushuesve që frekuentojnë bregdetin.

Ky projekt, tha ajo, “do të ketë impakt pozitiv në mirëqenien e banorëve si dhe në nxitjen e turizmit familjar, por jo vetëm”.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.