KPK shkarkon nga detyra Agim Dalipajn, prokuror në Prokurorinë e Tropojës

TIRANË, 17 qershor /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra Agim Dalipajn, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Agim Dalipaj, vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo relatore dhe Alma Faskaj anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.