Frymëmarrje lëvizjes në Lezhë/ Së shpejti nis ndërtimi i urës në lagjen “Skënderbeg”

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Në Lezhë do të nisë së shpejti ndërtimi i urës në lagjen “Skënderbeg”.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili theksoi se “bashkia Lezhë me mbështetjen e qeverisë ka zgjidhur financimin dhe ndërtimin e urës së lagjes “Skënderbeg””.
Sipas tij, ura do të jetë me dy kalime automjetesh duke e zgjeruar ndjeshëm.
“Më në fund merr fund historia e një ure të shëmtuar, as për këmbësorë dhe as për kalimin e mjeteve, duke i dhënë frymëmarrje qytetit dhe devijimin e lëvizjes së kamionëve nga qendra e qytetit”, tha Ndreu.
Kryebashkiaku Ndreu u shpreh se “bashkë me Pallatin e Kulturës, Bibliotekën e qytetit që do transformohen rrënjësisht, Lezha ecën drejt një transformimi të shumëkërkuar prej vitesh”.
/k.s/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.