Denaj, takim me ambasadorin e Katarit: Zgjerim të mëtejshëm bashkëpunimit ekonomik

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, priti sot në Tiranë në një takim pune, ambasadorin e Shtetit të Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al Marri.
Denaj u shpreh se, “në takimin me Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Tiranë diskutuam mbi mundësitë e deritanishme dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik”.
“Përvojat e zhvillimit të partnerëve, si Katari janë një shembull i mirë për vijimësinë e reformave ekonomike dhe për mobilizimin e faktorëve të zhvillimit për ekonominë shqiptare”, deklaroi Denaj.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.