Vetingu/ KPK shkarkon nga detyra Alketa Ziflën, prokurore në Prokurorinë e Tiranës

TIRANË, 16 qershor /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra subjektin e rivlerësimit Alketa Zifla, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  zhvilloi seancën ku shpalli vendimin për subjektin e rivlerësimit Alketa Zifla.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Pamela Qirko pasi analizuan provat dhe faktet vendosën shkarkimin nga detyra të Alketa Ziflës, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Alketa Zifla e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Tepelenës. Në vitin 2008, Zifla u emërua prokurore në Fier, ndërsa në vitin 2013 u transferua në Prokurorinë e Tiranës. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.