Vaksinimi masiv antikovid/ 850 mijë vaksinime që nga nisja e fushatës “Shqipëria buzëqesh”

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 850 mijë vaksinime antikovid në vend.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, teksa publikoi mbrëmjen e sotme shifrat e vaksinimit në total.

Që nga nisja e fushatës së vaksinimit e deri sot Shqipëria ka administruar 967 mijë është vaksina në total.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.