U-20 mbyll me rezultatin 0-0 miqësoren e dytë me Malin e Zi

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-20 ka luajtur të martën ndeshjen e dytë miqësore me Malin e Zi U-20. Sfida e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” u mbyll me rezultatin 0-0.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ilias Haxhiraj bënë një paraqitje shumë të mirë, duke dominuar vazhdimisht, madje goditën edhe traversën në një rast, por nuk mundën të fitonin.

Ekipi i 20-vjeçarëve e nisi ndeshjen me këtë formacion: Kacaj, Elbasani, Kaba, Shani, Goga, Nuhaj, Paloka, Smajli, Nasufi, Zijaj, Bardhi. Gjatë ndeshjes tekniku Haxhiraj bëri edhe zëvendësime, duke aktivizuar të gjithë lojtarët e grumbulluar për këtë ndeshje.

Kujtojmë që ko ishte ndeshja e dytë miqësore mes ekipeve Kombëtare U-20 të dy vendeve. Ndeshja e parë u luajt të shtunën e kaluar në kampin stërvitor të Federatës Malazeze të Futbollit dhe u mbyll me fitoren 2-0 për fqinjët tanë.

Kombëtarja U-20 nisi që më 10 qershor grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore kundër Malit të Zi.

Trajneri i përfaqësueses së 20-vjeçarëve, Ilias Haxhiraj kishte grumbulluar 23 lojtarë për këto dy sfida, të cilët aktivizohen në kampionate brenda dhe jashtë vendit.

Grumbullimi pesëditor dhe miqësoret i shërbyen stafit teknik kuqezi për të parë gjendjen e lojtarëve si dhe për të vëzhguar futbollistët e rinj që vijnë për herë të parë në këtë grumbullim.

Shqipëri U-20 – Mali i Zi U-20 0-0

Shqipëria U-20: Kacaj (Simoni 44’), Elbasani (Kurti 46’), Kaba (Ruci 65’), Shani (Memushi 33’), Goga (Gjumsi 65’), Nuhaj (Osma 65’), Paloka (Elezi 65’), Smajli (Treni 65’), Nasufi (Ismaili 46’), Zijaj (Marku 46’), Bardhi (Musaj 65’).

Trajner: Ilias Haxhiraj

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.