“Tirana Fan Zone”/ ATSH sjell pamje nga atmosfera festive e Kampionatit Europian në sheshin “Skënderbej”

 


TIRANË, 16 qershor /ATSH/ “Tirana Fan Zone” në sheshin “Skënderbej” ka mbledhur edhe mbrëmjen e sotme, adhuruesit e futbollit, të rinj e të reja të grupmoshave të ndryshme, të cilët kanë ndjekur përmes ekranit gjigant përballjen Itali- Zvicër.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ndoqi nga afër mbrëmjen e sotme atmosferën festive në sheshin “Skënderbej”.

Nga pamjet e publikuara nga ATSH tashmë sheshi nëpërmjet një ekrani gjigand të vendosur në qendër ka marrë pamjen e tapetit të blertë, ku qytetarët po shijojnë ditët e Kampionatit Europian në një atmosferë fantastike.

Kjo atmosferë po bëhet gjithnjë e më e zjarrtë ndërsa ndeshjet do ndjekin njëra-tjetrën nga data 11 qershor deri më 11 korrik.

Me lehtësimin e masave antikovid dhe përparimin e procesit të vaksinimit, kryeqyteti shqiptar po hapet dalëngadalë për t’iu rikthyer normalitetit dhe jetës së mëparshme.

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.