Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së, 61.5 % të volumit/ Italia, partneri i parë tregtar

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61,5 % të gjithë tregtisë.

INSTAT bën të ditur se në muajin maj 2021 eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 69,9 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 56,9 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me të cilën kryhet 32.1 % e vëllimit të tregtisë, Turqia 7.3 %, Greqia 6.7 % dhe Gjermania me 6,1 %.

Shkëmbimet tregtare, për katërmujorin e parë 2021, me vendet e BE-së zënë 62,2 % të gjithë tregtisë.

Në periudhën janar–maj 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 56,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia 31,9 %, Turqia 7,6 %, Greqia 7,0 % dhe Kina 6,7 %.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.