Rikonstruksioni i kabinave elektrike, disa zona në Tiranë pa energji nesër

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po kryen një sërë investimesh në kabinat elektrike në Tiranë në prag të sezonit veror.

OSHEE informoi se për shkak të ndërhyrjeve do të mbeten pa energji elektrike disa zona në Tiranë. Nesër do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-15:00.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: zona pranë ish-tregut elektrik te fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantia”, rruga “Kolë Popa”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.