Remont në linjën 110kV në Shijak/ OST: Ndërprerje e pjesshme e energjisë në disa zona

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton abonentët se për shkak të remontit për mirëmbajtjen e linjës 110 kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), në datën 17 qershor do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona të Shijakut.

OST informon se, në kuadër të investimit që po kryhet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, nesër gjatë intervalit kohor 09:00- 13:30 do të ketë stakim të energjisë në 11 zona të Shijakut.
Sipas njoftimit të OST në këto zona në Shijak do stakohet energjia: Shijak, Breg Lumi,  Fermë Sukth (Lagjja e Stallave), biznese gjatë autostradës, 4 Rrugët, Maminas-Shijak,  Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalëzit, kompleksi “Lura”, Shënavlash. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.