Rama takon Sarkozy: Mik special, me të cilin kam privilegjin të këshillohem

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në shtëpinë e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy.

Rama, teksa publikoi foto të takimit me Sarkozy, tha se kishte biseduar për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik, social e të integrimit europian.

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, u shpreh Kryeministri Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.