MV – 15 raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19

SHKUP, 16 qershor /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 15 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe asnjë viktimë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend arritur në 155 583 ndërsa numri i viktimave ka mbetur në 5 472.

Gjatë ditës së fundit 14 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 149 690 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 421.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 841 125 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2 802 teste të kryera brenda ditës së fundit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.