Miratohet fondin për rindërtimin e urës në Lezhë dhe dy objekte arsimore në Rrogozhinë

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot përdorimin e fondit të rindërtimit, në vlerën 294 682 990.44 (dyqind e nëntëdhjetë e katër milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë pikë dyzet e katër) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të urës në Lezhë.

Sipas këtij vendimi Bashkisë Lezhë, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, i transferohet fondi në masën 58 936 598 (pesëdhjetë e tetë milionë e nëntëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të urës në Lezhë, në formën e transfertës së pakushtëzuar. Efekti financiar të përballohet nga hapësira buxhetore e siguruar pas ngurtësimit në të njëjtën masë të fondeve të projekteve të rindërtimit me ecuri të ngadaltë, bazuar në rakordimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për këtë qëllim.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të dy objekteve arsimore në Bashkinë Rrogozhinë, në masën 310 195 212 (treqind e dhjetë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e dyqind e dymbëdhjetë) lekë pa TVSH, përkatësisht për: rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Qamil Gjuzi”, Bashkia Rrogozhinë, në masën 137 062 762 (njëqind e tridhjetë e shtatë milionë e gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë pa TVSH.

Dhe rindërtimin e shkollës 9–vjeçare “Lekaj”, Bashkia Rrogozhinë, në masën 173 132 450 (njëqind e shtatëdhjetë e tre milionë e njëqind e tridhjetë e dy mijë e katërqind e pesëdhjetë) lekë pa TVSH.

Qeveria vendosi përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2021, për financimin e rindërtimit të dy objekteve arsimore në Bashkinë Rrogozhinë, në masën 62 039 042 (gjashtëdhjetë e dy milionë e tridhjetë e nëntë mijë e dyzet e dy) lekë pa TVSH, i cili përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit.

Për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Qamil Gjuzi”, Bashkia Rrogozhinë, në masën 27 412 552 (njëzet e shtatë milionë e katërqind e dymbëdhjetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e dy) lekë pa TVSH;

Për rindërtimin e shkollës 9–vjeçare “Lekaj”, Bashkia Rrogozhinë, në masën 34 626 490 (tridhjetë e katër milionë e gjashtëqind e njëzet e gjashtë mijë e katërqind e nëntëdhjetë) lekë pa TVSH.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.